Festivali Ndërkombëtar i teatrove Skupifestival, është organizatë joprofitabile, e themeluar në hapsirat e Teatrit shqiptar- Shkup, në nëntorin e vitit 2007. Ku edhe në të njëjtin vit u organizua edicioni i parë i festivalit nën moton “play to be”. Që nga themelimi, festivali nga vitit në vit, është rritur për nga forma, përmbajtja dhe karakteri dhe shumë shpejt arriti të bëhet një pikë kulturore referimi e qytetit të Shkupit.
FNT Skupifestival mbahet çdo vit në javën e parë të nëntorit. Festivali mbahet në skena të ndryshme nga institucionet skenike në qytetin e Shkupit.
Festivali udhëhiqet nga një bordi drejtues, ku të gjithë anëtarët janë gjithashtu themelues të festivalit.
Festivali ofron takime mjaft domethënëse me shfaqje të ndryshme të huaja, ai gjithashtu ofron një vështrim në inovacionet teatrore bashkëkohore, që nuk i mungon dëshira për të rrezikuar për një përqasje më progresive. Programi i festivalit përbëhet nga shfaqje, ku tendencat e reja në teatër nuk janë vetëm një synim artistik, por që kanë gjithashtu një bashkëdyzim të të menduarit kritik ndaj çështjeve dhe sfidave të ndryshme politike dhe sociale.
FNT Skupifestival mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë si dhe Qyteti i Shkupit.