

SKUPI FESTIVAL
Festivali ofron takime mjaft domethënëse me shfaqje të ndryshme të huaja, ai gjithashtu ofron një vështrim në inovacionet teatrore bashkëkohore, që nuk i mungon dëshira për të rrezikuar për një përqasje më progresive.
FNT Skupifestival mbahet çdo vit në javën e parë të nëntorit. Festivali mbahet në skena të ndryshme nga institucionet skenike në qytetin e Shkupit.
FILLIMI
Festivali Ndërkombëtar i teatrove Skupifestival, është organizatë joprofitabile, e themeluar në hapsirat e Teatrit shqiptar- Shkup, në nëntorin e vitit 2007. Ku edhe në të njëjtin vit u organizua edicioni i parë i festivalit nën moton “play to be”.
