Në melodramën utopiste paraqitet personazhi, i cili me energjinë hamletiane lëviz nëpër sistemin e korruptuar dhe në vend që të mendojë, ai vepron. Në rrugëm e tij irracional është i armatosur me fuqinë hipnotike të bindjes, kurse metoda e tij është vrasja. Si gjakësor shkel mbi gjithçka dhe mbi secilin që i del përpara, duke lëvizur si rinoqeronti në rrugëen e tij të drejtësisë, në rrugëen e lirisë. Kush është ai? Hero? Vrasëe? Njeri i rëndomtë i sjellë deri te obstruksioni elementar të mendjes së shëndoshë? Shpirt me sëpatë ose stuhi e revolucionit që ia këput kokën regjimit…Ndoshta është vetëm ide, të cilën sot e kanë shumica e atyre ndaj të cilëve bëhen padrejtësise.