Si të aplikoni

Për të aplikuar kërkohen dokumentat e mëposhtëm:

  • Formulari i plotë i aplikimit
  • Video nga shfaqja (Vimeo, We transfer ose video të tjera online nga interneti )
  • Minimum 5 foto me rezolucion të lartë nga shfaqja
  • Rider teknik të hollësishëm
  • Buxhet të detalizuar
  • Materiale të tjera plotësuese për të cilat mendoni se janë të rëndësishme
  • Të gjithë dokumentet e kërkuara duhet të jenë në formë elektronike.

Kushtet e pjesëmarrjes

  • Festivali mbulon akomodimin si dhe mëngjesin, transportin lokal, dijetat për pjesëmarrësit në festival.
  • Festivali mbulon mbështetje të plotë teknike.
  • Kostoja e udhëtimit, taksat dhe kostot e tjera të mundshme janë objekt diskutimi, por edhe mund të mbulohen në raste të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, festivali inkurajon pjesëmarrësit të kërkojnë mbështetje lokale për kosto e tjera, dhe mund të ofrojnë ftesa zyrtare dhe forma të tjera mbështetëse, për të ndihmuar buxhetin e tyre për pjesëmarrje.

FNT Skupifestival mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë si dhe Qyteti i Shkupit