(“Xhaxha Vanja” – Çehov; regjia nga Grigor Antonov; produksion i Teatrit Vazrazhdane – Sofje, shfaqur në Skupifestival 2019)
Pjesa antologjike “Xhaxha Vanja” e Çehov-it, kësaj radhe nga regjisori Grigor Antonov dhe ansambli i aktorëve nga teatri Sofjes Vazrazhdane , i ofruar në një variant kamertal. Regjisori Antonov përpiqet që të gjitha zhvillimet e kësaj komedie prekëse nga Çehov, ti ngjesh në një hapsirë të vogël. Që nga fillimi i sfondit muzikor (Hristo Namliev), na sugjeron që bëhet fjalë për situata shqetësuese dhe ankthi, në të cilat do të “kapen” perzonazhet e Çehov-it .
Duke vepruar kështu, regjisori Antonov shmang ekzaltimet e mëdha dhe planin e gjerë të veprimit transparent, por i lë gjërat ”…të rrjedhin vetë ” (Beket).
Në këtë kontekst ai ndërton një shfaqje delikate të dhimbshme por me veprime të ngadalta, gati gati depresionuese nga protagonistët.
Në secilin prej tyre përgatitet nga një “stuhi” , ashtu si në rastin jashtë me motin. Pra, një hapësirë të vogël , formësohet një shfaqje e gjendjeve dhe atmosferës, një hapësirë e mbushur me emocione dhe pasione që ndërthuren e ndryshojnë.
Disa pika në këtë janë dominante ne këtë vënie në skenë.
Këto përgjumje dhe letargji në provincën ruse të funditshekullit të 19-të, këndellja e ndërgjegjësimi intelektual i Astrov- it, vajtimet e tij ekologjike, dhe për në fund janë përplasjet e pashmangshme të dashurisë, duke konfirmuar edhe një herë konstanten e Çehov- it, se të gjithë janë të dashuruar, por kryesisht në personin gabuar.
Kështu që mbetet vetëm dëshira për një dashuri të papërmbushur ose të humbur, por edhe ëndrra për një jetë më të mirë, edhe sikur të ishte në “në atë botë” (është kapur bukur nëpër skenën e fundit midis Sonja dhe Vojnicki-xhaxha Vanja!)
Ansambli dramës nga Sofia, na ofron një kreacion të saktësuar, “të dozuar” të personazheve që flasin më shumë me heshtjen e tyre, sesa me fjalët , duke mbajtur kështu vëmendjen e publikut , duke ndjerë bashkdhemje me ta dhe tërhequr simpatinë për personazhet e tyre të pafat. Edhe pse në një vënie kamertale, hapësirë e kufizuar performanca tingëllon e fuqishme dhe efektive. Përndryshe, kontributin e tyre të shkëlqyer e japin aktorët, Svejen Mladenov, Robert Janakiev, Jana Rasheva, Viktoria Nikolova, Georgi Zlatarev, Ivet Radulova, Gergana Kofardzieva, Bojan Mladenov dhe Jordan Rusin…
-Todor Kuzmanov