Nën moton “Log in theater” hapet edicioni i 13 i festivalit ndërkombëtar teatror Shkupifestival Shkup. Ky edicion fillon nga data 21 tetor, të hënën dhe përfundin më datë 27 tetor. Siç theksoi drejtori i FNT Shkupi Festival, Muzbajdin Qamili, ky edicion do të mbahet në skenën e tetarit të Komedisë Shkup. Ai foli për programin dhe mënyrën e organizimit për përzgjedhjen e shfaqeve që do defilojnë për këtë vit në Skupifestival,  duke bërë edhe thirrje artdashësve dhe në veçanti  publikut teatrorë për t’ a përcjellur programin e këtij edicioni

Muzbajdin Qamili, drejtor i FNT Shkupifestival

“Fillon me shfaqen e teatrit kombëtar të Kosovës, Karnevalet e Korçës, duke vazhduar me teatrin e Sofjes, pastaj me teatrin e Rusisë, të Beogradit, Sllovenisë, teatrin Metropol të Tiranës dhe Teatrin e Komedisë, me shfaqen ’Gratë’. Unë do të faleminderoja Ministrinë e Kulturës.. ”

Drejtori artistik, Osman Ahmeti tha se juria e Shkupi Festivalit do të jetë e përbërë nga tre anëtarë, Yllka Muja, aktore nga Shqipëria, Borçe Naçev, aktor i teatrit të Maqedonisë së Veriut dhe Emin Azemi, gazetar dhe publicist.

Osman Ahmeti, Drejtori artistik

“04,47 Juria do të zgjedh shfaqen më të mirë të festivalit…. Risi është edhe, pasi këtë vit jemi në teatrin e komedisë.

Festivali fillon me “Karnevalet e Korçës” në produksion të teatrin kombëtar të Kosovës, vazhdon me “Xhaxha Vanja” e Çehovit me  teatrin Vazrazhdanie  nga Sofia, pastaj me “Perëndimin e Vetmuar” të Martin Mekdona  nga teatri U Mosta nga qyteti Perm i Rusisë, nga Lublana “Gratë e Ibsenit”, nga Tirana teatri Metropol me  “Natën Ma” nga autorja Marsha Norman, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiril dhe Klodell” dhe për në fund shfaqja nga teatri i Komedisë “Gra para sulmit nervor”,  e inskenuar sipas filmit me të njëjtin titull të regjisorit të njohur spanjoj Pedro Almodovar. Hapja solemne bëhet të hënën më datë 21 tetorë më ora 20 në teatrin e Komedisë, aty edhe ku do luhen të gjitha shfaqjet.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

https://youtu.be/zhK7JD07AR4