Nën moton “Log in theater” hapet edicioni i 13 i festivalit ndërkombëtar teatror “Skupifestival” në Shkup. Ky edicion fillon nga data 21 tetor, të hënën dhe përfundin më datë 27 tetor. Siç theksoi drejtori i FNT Shkupi Festival, Muzbajdin Qamili, ky edicion do të mbahet në skenën e tetarit të Komedisë Shkup. Ai foli për programin dhe mënyrën e organizimit për përzgjedhjen e shfaqeve që do defilojnë për këtë vit në Skupifestival, duke bërë edhe thirrje artdashësve dhe në veçanti publikut teatrorë për t’ a përcjellur programin e këtij edicioni. “Fillon me shfaqjen e teatrit kombëtar të Kosovës, Karnevalet e Korçës, duke vazhduar me teatrin e Sofjes, pastaj me teatrin e Rusisë, të Beogradit, Sllovenisë, teatrin Metropol të Tiranës dhe Teatrin e Komedisë, me shfaqen ’Gratë’. Unë do të faleminderoja Ministrinë e Kulturës”, theksoi Muzbajdin Qamili, drejtor i FNT Shkupifestival. Drejtori artistik, Osman Ahmeti tha se juria e Shkupi Festivalit do të jetë e përbërë nga tre anëtarë, Yllka Muja, aktore nga Shqipëria, Borçe Naçev, aktor i teatrit të Maqedonisë së Veriut dhe Emin Azemi, gazetar dhe publicist. “Juria do të zgjedh shfaqen më të mirë të festivalit…. Risi është edhe, pasi këtë vit jemi në teatrin e komedisë”, tha drejtori artistik Osman Ahmeti. Festivali fillon me “Karnevalet e Korçës” në produksion të teatrin kombëtar të Kosovës, vazhdon me “Xhaxha Vanja” e Çehovit me teatrin Vazrazhdanie nga Sofia, pastaj me “Perëndimin e Vetmuar” të Martin Mekdona nga teatri U Mosta nga qyteti Perm i Rusisë, nga Lublana “Gratë e Ibsenit”, nga Tirana teatri Metropol me “Natën Ma” nga autorja Marsha Norman, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiril dhe Klodell” dhe për në fund shfaqja nga teatri i Komedisë “Gra para sulmit nervor”, e inskenuar sipas filmit me të njëjtin titull të regjisorit të njohur spanjoj Pedro Almodovar. Hapja solemne bëhet të hënën më datë 21 tetorë më ora 20 në teatrin e Komedisë, aty edhe ku do luhen të gjitha shfaqjet.