Kjo shfaqje e shkëlqyeshme e Teatrit ”U Mosta” u bë legjendare, sepse shkaktoi bujë të madhe, duke e bërë këtë teatër mjaftë të popullarizuar në Rusi dhe jashtë saj. aksioni i shfaqjes zhvillohet në rrënojat e civilizimit të zhdukur. Babai, Nëna dhe Vajza e tyre, janë të vetmit që kanë mbetur gjallë në Tokë. Ata enden në shkretëtirë, të djegur nga latastrofa atomike, në kërkim të njerëzve tjerë për ta shpëtuar jetën e Universit. Pos atmosferës së ftohtë të jetës pas Armagedonit botëror, shfaqja lë përshtypje të dritës dhe katarsës.