Si të aplikoni
Për të aplikuar kërkohen dokumentat e mëposhtëm:
- Formulari i plotë i aplikimit
- Video nga shfaqja (Vimeo, We transfer ose video të tjera online nga interneti )
- Minimum 5 foto me rezolucion të lartë nga shfaqja
- Rider teknik të hollësishëm
- Buxhet të detalizuar
- Materiale të tjera plotësuese për të cilat mendoni se janë të rëndësishme
- Të gjithë dokumentet e kërkuara duhet të jenë në formë elektronike.
Kushtet e pjesëmarrjes
- Festivali mbulon akomodimin si dhe mëngjesin, transportin lokal, dijetat për pjesëmarrësit në festival.
- Festivali mbulon mbështetje të plotë teknike.
- Kostoja e udhëtimit, taksat dhe kostot e tjera të mundshme janë objekt diskutimi, por edhe mund të mbulohen në raste të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, festivali inkurajon pjesëmarrësit të kërkojnë mbështetje lokale për kosto e tjera, dhe mund të ofrojnë ftesa zyrtare dhe forma të tjera mbështetëse, për të ndihmuar buxhetin e tyre për pjesëmarrje.
FNT Skupifestival mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë si dhe Qyteti i Shkupit