E HËNË  21.10.2019

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, Prishtinë, Kosovë

“KARNEVALET E KORÇËS”

Komedi e shekullit tw 19-të, e cila na tregon natyrën e njerëzve të të pasurve, si dhe tendecat e e tyre për ti dirigjuar martesat në mes të rinjve nga familjet e pasura.

Autorë: Spiro Çomora

Regjisorë: Altin Basha

Skenografia& Kostumet: Ilirjana Loxha Basha

Muzika: Trimor Dhomi

Interpretojnë: Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, Majlinda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku,  Muhamet Zeka,  Qëndresa Kajtazi,  Molika Maxhuni.

E MARTË  22.10.2019

TEATRI VAZRAZHDANIE Sofi, Bullgari

“XHAXHA VANJA”

Pjesa e dramaturgut rus Anton P. Çehov, e cila është skenuar më së shumti nga teatrot e ndryshëm. Autori në këtë pjesë n’a  përshkruan jetën e njerëzve të “vegjël” , të parëndësishëm  nga shoqëria e thjeshtë. Xhaxha Vanja na i zbulon rrëfimin e njeriut që mundohet të bëhet dikushi. Jeta e njeriut të vogël që vetëm kalon, duke bartur mbi supe vështirsi, padrejtësi, ku shumë vështirë mund të përfytyrojmë, se njerëz të tillë mund të ekzistojnë. Heronjtë kanë pranuar një jetë plot monotoni, deri kur na paraqitet e bukura Elena Adreeva, grua e mërzitur nga burri i saj, profesori në moshë Serebriakov.  Ajo arrin t’i mbizotrojë rrethanat, duke na u mbështetur në doktor Astov-in, dhe i dashuruari në heshtje xhaxha Vanja, i cili kishte humbur dasmëm e saj para shumë vitesh. Në këtë rrjet grackash vjen edhe momenti i vlimit, kur edhe eskalojnë emocionet dhe përmbysin personalitetin e tij.

Autorë: Anton P. Çehov

Regjisorë: Robert Janakiev

Skenografia & Kostumet:   Grigor Antonov

Interpretojnë: Svejen Mladenov, Robert  Janakiev, Jana Rasheva, Vitorija Nikolova, Georgi Zllatarev, Ivet Radulova, Gergana Kofarxhieva, Bojan Mladenov,  Jordan Rusin.

E MËRKURË  23.10.2019

TEATRI  U MOSTA Perm, Rusi

“PERËNDIMI I VETMUAR”


Në qendër të kësaj ngatërrese gjenden disa banorë të pazakontë nga një fshat irlandez. Shfaqjet e  Martin MekDona janë absurde, ironike dhe të përgjakshme, ngjasojnë me filmat e Tarantino-s. Skenat e frikshme janë qesharake dhe në të njëjtën kohë krijuese. Në pamje të parë, rrëfimet qesharake të fshatit të vogël irlandez nuk përputhen me seriozitetin dhe psikologjinë e hollësishme të teatrit rus. Por inskenimi nga teari “u Mosta” i shfaqjes  “Perëndimi i egër”, ku ndodhin vrasje, dy vetëvrasje dhe shumë gjëra të tjera, duket qesharake, madje edhe e dhimbshme, por e përshtatur mirë.

Autorë: Martin Mekdona

Regjisorë: Sergej Fedotov

Muzika: Olesija Egorova

Interpretojnë: Vasilij Skidanov, Ilija Baboshin, Marija Neviçenko, Vlladimir ilin.

E ENJTE  24.10.2019

STUDIO TEATËR  POKET Lublana, Slloveni

GRATË E IBSENIT


Pa Ibsenin prapa skenës, kjo grua nuk dëshiron të ngec, në psiqikën e saj ku krijon një labirinth me ditët tona moderne. Hapësira midis prapaskenës dhe skenës, është pjesë e psikologjisë, shoqërisë dhe kohës. Ne shohim një grua që zbulon pse ka ngecur, në të njëjtat situata kritike  me njerëz, përsëri dhe përsëri.  Në  tekstin dramatik të Ibsenit, ajo nuk ka kontroll mbi veten, fjalimi i saj është i ndarë nga vetja dhe për këtë arsye kërkon një rrugëzgjidhje nga plakja, nga ekzistenca jofunksionale. Për shikuesit, ajo krijon një pasqyrë të kohës sonë: në njëqind vjet rrugëtim, çfarë kemi humbur dhe gjetur përsëri?

Autorë: Mirel Knez

Regjisorë: Nik Uper

Muzika Kristijan: Vidner

Interpreton: Mirel Knez 

E PREMTE   25.10.2019

TEATRI PULS BEOGRAD & PRODUKSIONI TERIREM- Beograd, Sërbi

“KIRI DHE KLODELL”

 Kiri dhe Klodell hyjnë në një zbrazëti, përpara se muri të luajë dramën e tij që është e panevojshme për ta luajtur. Në një botë që ka kohë, ku nuk ka nevojë për njohuri njerëzore dhe krijimin e bukurisë apo të të kuptuarit, ku përplasen dy parime të përjetshme: besimi kundrejt  dyshimit,  përdorimi i së vërtetave të mësuar kundër revolucionit.
Drama përshkruan procesin me të cilin çdo mit kur shkatërrohet, gjeneron një mit të ri, ku parandalon ndjekjen e mëtejshme, por në të njëjtën kohë i jep kuptim dhe rehati.
Në këtë proces, vetëm dhembshuria, një pasqyrë ndaj njëri-tjetrit dhe një gatishmëri për të përmbajtur natyrën e një personi në përpjekje për të kuptuar, çojnë në përmbushje të plotë.

Autor:  Monja Loviç

Regjisor: Ivan Joviç

Skenografia : Nevena Shurlan

Kostumet : Sonja Kotorçeviç

Muzika: Ana Çurçin

Interpretojnë: Jelena Cvijetiq, Angjela Popoviç, Ana Çuk, Maja Sofronijeviç, Marina Millosheviç.

E SHTUNË  26.10.2019

Teatri METROPOL Tiranë, Shqipëri

NATËN MA

Natën Ma ” është një pjesë  nga Marsha Norman, fituese e çmimit Pulicer  në vitin 1983 për drama. Shfaqja na flet për një vajzë  Xhesin dhe nënën e saj Telma-n. Nis  me Xhesin, duke i thënë në qetësi nënës së saj, se ajo do të vdesë deri nesër në mëngjes, pra  se planifikon të vras  veten, në natën që vjen. Dialogu më pas, midis saj dhe t ‘ëmës, na zbulon ngadalë arsyet e vendimit të saj,  për jetën se saj me t’ëmën dhe si e planifikon në detaje vdekjen e saj,  duke na çuar shqetësmin një kulminacion të pashmangshëm.
Autorë:  Marsha Norman
Regjisorë: Ema Andrea

Skenografia /Kostumet: Enio Shehi

Muzika: Bojken Lako

Intrepretojnë: Ilire Vinca, Egla Ceno

E DIELL  27.10.2019

TEATRI I KOMEDISË  Shkup, Maqedoni

“GRA PARA SULMIT NERVORË”

Pedro Almodovar është regjisori, autori dhe producenti  spanjoll me famë botërore dhe  më i suksesshmi  nga brezit të tij. Ai është regjisorë me një shpërthim kolorit të mahnitshëm. Personazhet e tij kalojnë nëpër labirinte turbullente dhe  përrallore, por prap në fund ata gjithmonë gjejnë dritën. Ashtu si edhe në jetën e përditshme. Lumi i njerëzorë, pa marrë parasysh kanjonet e errëta dhe kthinat e rrezikshme, prapseprap derdhet në oqeanin e dashurisë. Kjo është edhe arsyeja pse Almodovar krijon melodrama që u ndodhin personazheve me maska tërheqëse kafshësh: aktore, prostituta, transversit, murgesha, homoseksual. Ky skenar i filmit të Almodovar-it  është përshtatur edhe për  mjuzikëll, i cili u shfaq për herë të parë  në Broadway në New York , pastaj edhe në West End në Londër. 

Autorë: Sipas filmit nga Pedro Almodovar

Regjisorë: Ivan Leo Lemo

Skenografia: Vesna Rezhiq

Kostumografia: Mirjana Zagorec

Koreografija: Leo Mujiq

Muzika: Zvonimir Dusper- Dus

Interpretojnë: Marina Pop Pankova, Zhaklina Stevkovska Drnasin, Eva Skenderovska, Mia Kantarxhieva, Kristina Lasovska, Edmond Sotir, Aleksandër Velanovski, Ilija Iliovski, Valentin Kostandinoski, Zharko Dimoski, Driton Vejseli, Toni Denkovski, Ema Davçeva.